Google search engine
Home Sociale Subvencioni i trajtimit të COVID-19 / Qeveria shqiptare jep lajmin e mirë:...

Subvencioni i trajtimit të COVID-19 / Qeveria shqiptare jep lajmin e mirë: Ja kush do të përfitojë

0
412

Qeveria shqiptare do të marrë shumë shpejt një vendim për të subvencionuar të gjithë qytetarët të prekur nga COVID-19 dhe që janë trajtuar në shtëpi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se përfitues do të jenë të gjithë ata qytetarë që kanë marrë mjekim përmes mjekut të familjes.

“Ka një kostifikim (përllogaritje) që po realizohet dhe ne do të marrim vendimin e duhur në momentin e duhur duke u kujdesur për qytetarët për të gjithë elementët, jo vetëm për faturën financiare por mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve”, tha znj. Manastirliu.

“Ne do të kemi nesër një komunikim me publik dhe aty do të jetë një informacion më i detajua për faturën dhe pagesën financiare. Qeveria jo vetëm nga mjeku i familjes deri tek trajtimi në spital do të sigurojë me përgjegjësi maksimale në një kohë të jashtëzakonshme”, shtoi ministrja për Euro News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here