Një 69-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit infektiv në Tiranë. Sipas policisë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është i katërti që tenton një akt të tillë në spitalet COVID në vend.
NJOFTIMI
Tiranë/informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.