Fitorja e kandidatit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet amerikane, do të sjellë largimin nga Shtëpia e Bardhë edhe të Ivanka Trump. Në 4 vitet e qeverisjes së Donald Trump, ajo ka ndjekur nga afër takimet e tij, duke qenë krahu i djathtë i babait të saj si këshilltare.
Por, a do të zvendësohet Ivanka nga Ashley Biden, vajza e Joe Biden? 39-vjeçarja Ashley gjatë gjithë fushatës ka qenë krah të atit duke e mbështetur atë.
Ashley Biden është fëmija i vetëm i Joe Bide nga martesa e tij e dytë me ish-Zonjën e Dytë të ShBA, Jill Biden. Ajo është punonjëse sociale, aktiviste, filantropiste dhe stiliste amerikane.
Pas diplomimit në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoresha ekzekutive e Qendrës Delaware për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt reformës në drejtësinë penale. Ashley gjithashtu punoi si punonjëse sociale në Delaware për 15 vjet. Në vitin 2017, ajo themeloi Livelihood, një kompani veshjesh të prodhuara në Amerikë.










































