“Jep 1, merr 3!”/ Rama: Voto Lulin të marrësh Metën e Kryemadhin

0
330

Kryeministri Edi Rama fjalën në Kuvend për projekt-ligjin e vitit 2021 e ka filluar duke sulmuar opozitën.

Rama kujton krizat e viteve 1997 dhe 2013 ku thotë se mazhoranca e dikurshme ose opozita që do të rikthehet në pushtet shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti.

Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, Rama thotë se opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin.

”Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me moitivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.

Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan. që udhëheq lepurin në luftë.
S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuara.”- tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai i është drejtuar opozitës parlamentare që të mos luajë rolin e virgjëreshave teksa renditi disa nga projektet e qeverisë sa i takon procesit të rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Në këtë linjë, Rama iu tha opozitarëve në sallë që të bashkohen me opozitën jashtë dhe të marrin nismën për të liberalizuar matematikën, duke ua ‘lehtësuar’ jetën shqiptarëve.

“BE do të vendos që të japë një pjesë të fondeve për shkollat. Jemi nuk jemi në kantier. Në 26 nëntor do të hapim një numër jo të vogël shkollash, që do të jenë më të mëdha seç ishin dhe më të forta. Më të bukura seç ishin dhe s’do të kenë asnjë ndryshim në aspekt të infrastrukturës e logjistikës nga shkollat e BE-së. Në çdo pjesë të territorit të prekur nga ajo fatkeqësi, shtëpitë individuale po ndërtohen ditë për ditë. Ashtu si kundër që për herë të parë në këtë vend do të ndërtohen lagje të reja moderne dhe më të gjitha hapësirat e nevojshme përveçse me apartamente që do të jenë të një cilësie që nuk do të ketë dallim. Këto ndërtime, këto shtëpi, njësi tregtare të rindërtuara për ata që i humbën do të jepen falas. Ju kërkojeni nëpër eksperienca te tjera dhe hajdeni këtu dhe thoni se; kush e bën falas këtë?! Falas jo! Janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi. Që nga ata që humbën shtëpinë fare dhe ata që nuk banojnë dot më. Ky vend ka pasur Zot, pasi asnjë nga ato familje nuk u lanë siç u lanë qytetarët në Shkodër. U desh që të vinim ne në pushtet që ata të merrnin lekët. 5-6 mln dollarë. Për mos të vazhduar këtu me kujtesën për të menduar se çfarë do të ndodhte kur të ishin ata në detyrë. Sikur të ishte virusi kur ishin ata në pushtet, pasi s’kishte ilaçe. Për mos të folur për invalidët, personat me aftësi të kufizuar. U lanë pa paguar 40 mln borxhe për atë më të dobëtit. Janë ata dhe shumë nga ju këtu jeni me ata. Unë e kuptoj se patjetër ka gjithmonë një kohë për t’u penduar dhe reflektuar e ndryshuar. E kuptoj se vetëm budallai se ndryshon mendimin kur e sheh se e ka të gabuar. E mirëpres çdo dalje këtu për t’u distancuar nga ne dhe nga ata. Patjetër! Por vetëm rolin e virgjëreshës jo. Ju lutem. Dalja këtu me monologun e virgjëreshës, ju lutem jo. Jo se u bëmë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh kemi disa njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hënë. Buxheti që kalon sot është kuptimplotë. Është buxheti i një force politike që si ka bërë bisht përballjes me dy kriza të njëpasnjëshme, nga tërmeti dhe pandemia. Keni të njëjtën tabelë shumëzimi si ata jashtë. Ju dhe opozita atje, bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit nga ky vend që t’i shpëtojnë të gjithë. Vendosni që të liberalizoni aritmetikën. Liberalizojini këto se kështu si shkoi kjo punë, që të angazhoheni ën opozitë ta bësh të bardhën të zezë dhe aritmetikën subjektive. Çfarë mund ti ofroni ju shqiptarëve më shumë se sa ti çlironi nga stresi i aritmetikës. Më mirë se kaq s’dini të bëni. Kur ju thoni që mos të ketë tabelë shumëzimi, shqiptarët do ju besojnë. E keni dhënë me provë se jeni tap-topi. Tapa është jashtë dhe topi është këtu. S’ka rëndësi se ca jeni, por shqiptarë janë më të mençur.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here