Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Torinos Paskuale Bruno, ka kritikuar ashpër yllin portugez, Kristiano Ronaldon, gjatë transmetimit të emisionit të njohur sportiv italian “Tiki-Taka”. Ai është kapur me faktin se sulmuesi bardhezi nuk ka mësuar ende gjuhën italiane.
“Ronaldo është një injorant, flet spanjisht ndonëse ka dy vite në Itali dhe nuk e ka mësuar akoma gjuhën italiane. Nuk ka respekt as për shokët e skuadrës dhe as për shtetin ku po luan”, u shpreh ai.








































