Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në shtëpinë e të shumëkërkuarit Talo Çela në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.45 të mëngjesit në shtëpinë e pabanuar. Ne shtator vellai i tij humbi jeten si pasoje e nje atentati, ngjarje e cila vijon te jete ende ne hetim.
NJOFTIM
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.