Ditën e sotme kanë vijuar ndryshimet në polici, këtë herë lëvizje masive në nivel komisariatesh.
Elton Alushi nga shef i krimeve të lehta në policinë e Tiranës, emërohet shef komisariati ne Kruje.
Shefi i Krujës, Artur Hebaj emërohet në Pogradec duke zëvendësuar shefin e komisariatit te Pogradecit,Niko Palla.
Ad by Valueimpression
Ndërkohë, shefi i Shqiponjave në Policinë e Tiranës transferohet shef komisariati në Korçë dhe shefi komisariatit të këtij qytetit, Florian Dano, emërohet shef i shqiponjave në Tiranë.
Ermal Hajdini nga shef antidroge në Lezhë, emërohet shef komisariati në Durrës.






































