Google search engine
Home Sport Starton kampionati, Liga e Profesioniste ka një reagim: Sezon i ri nën...

Starton kampionati, Liga e Profesioniste ka një reagim: Sezon i ri nën presionin e sfidave të kohës

0
298

Sot është dita kur Kategoria Superiore i jep start edicionit të saj numër 82. Një kampionat, i cili po nis me vonesë për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste e cila i drejtoi qeverisë katër kërkesa për t’i plotësuar, teksa deri tani ka marrë premtimin se gjithçka do të zgjidhet në favor të tyre. Ndërkohë, para fillimit të Superiores, me anë të faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale, Liga Profesioniste ka bërë një reagim teksa vë fokusin tek sfidat e vështira që e presin kampionatin duke qenë se do t’i duhet të zhvillohet në një situatë jo normale për shkak të COVID-19.

“Fillon një edicion tjetër i kampionatit të Kategorisë Superiore dhe, përtej emocioneve, kemi edhe diçka tjetër.

Meqenëse rreziku i gjeneruar nga pandemia vazhdon, gara mbetet ende e kufizuar brenda kufijve të caktuar, e kushtëzuar jo vetëm nga performanca, synimet dhe aftësive të secilit, por, për fat të keq, edhe nga  kërcënimi i infektimit me koronavirusin e ri në ekipe. Protokolli mjekësor lejon zhvillimin e garës në kushtet e pandemisë. Për këtë arsye, të gjithë, me përgjegjësi të plotë duhet t’i kuptojmë rregullat e reja, dhe duhet t’i përshtatemi këtyre kohërave, kushteve dhe sfidave të pashembullta në këtë nivel të garës, në fakt të paparë pavarësisht nga niveli dhe përfaqësimi.

Le të flasim hapur për problemet të cilat kanë të bëjnë edhe me rastet në të cilat do të përfshihemi pak a shumë. Duhet të jemi të sinqertë me veten, me vetë garën dhe me vlerat që pretendojmë. Le të mos bëjmë hapa prapa siç ndodh ende në skena të caktuara të shoqërisë sonë, duke thënë diçka e duke bërë diçka tjetër.

Respekti për lojën, për gjithçka që Kategoria Superiore do të thotë, fillon nga sjellja, nga trajtimi i kundërshtarit në fushë si një partner garues dhe jo si një armik. Partneri mediatik është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga ana e tij, për të kapërcyer me sukses këto kohë të vështira, madje thelbësor në ruajtjen e një niveli që lejon performancën. Ai është i angazhuar tërësisht me futbollin tonë për ta pasqyruar drejt dhe për të treguar vlerat e vërteta të tij.

Më në fund, me pak fjalë, një sezon i ri na pret, i cili fillon sot, 4 Nëntor 2020, nën presionin e sfidave të kohës. Eshtë e rëndësishme të jesh mbështetës, të vazhdosh të gjykosh me mençuri çdo situatë që gjeneron rreziqe, të mos harrosh të flasësh me ndershmëri dhe të shikojmë në njëri-tjetrin drejt në sy. Suksese të gjithëve në edicionin e ri të kampionatit! Le të shohim përpara me shpresë dhe të kthehemi me vendosmëri në fushën e lojës!”, shkruhej në reagimin e Ligës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here