Trump dhe Biden duket se po bëjnë llogaritë në bazë të votave elektorale teksa numërimi vijon.
Jo të gjitha shtetet kanë vota elektorale të barabarta, dhe disa prej tyre, kryesisht ato me më shumë popullsi kanë dhe më shumë vota.
Kalifornia është shteti kryesor në SHBA në bazë të votave elektorale me 55 të tilla, por ende aty nuk ka filluar numërimi. Pas saj vjen Teksasi, një shtet deçiziv ku momentalisht Trump po fiton me një diferencë prej 2.7%.
Më pas vijnë Nju Jork dhe Florida. Njo Jorkun tashmë e ka fituar Biden duke rrëmbyer 29 votat elektorale, kurse në Florida dominon Trump me një diferencë të vogël.
Illinois me 20 vota elektorale është fituar po ashtu nga Biden kurse në Pensilvani kryeson Trump me 60 mijë vota më shumë, por ende nuk është mbyllur votimi.
Shtetet me më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor:
1. California ka më shumë vota elektorale me 55.
2. Texas ka 38 vota elektorale.
3. New York dhe Florida kanë secili nga 29 vota elektorale.
4. Illinois dhe Pennsylvania kanë secili nga 20 vota elektorale.






































