Google search engine
Home Politike Pyetja e çuditshme për kreun e PD-së: Çfarë note e keni pasur...

Pyetja e çuditshme për kreun e PD-së: Çfarë note e keni pasur matematikën? Ja si përgjigjet Basha

0
392

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, e cila e ka pyetur kryedemokratin se çfarë note e ka patur matematikën.

Kjo ka shkaktuar pak të qeshura te Basha, i cili pasi ka thënë për Ramën se një mësues vizatimi nuk mund të krahasohet me të,ka treguar që matematikën e ka patur nota 10.

Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën?

Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësues vizatimi, apo jo?

Gazetarja: Është kthyer në kauzën e tij ndaj jush.

Basha: Sepse nuk ka me çfarë të merret, është bërë si ata pleqtë që përgjojnë.

Gazetarja: Prandaj ju pyeta.

Basha: Sigurisht që 10.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here