Policia i rrethoi shtëpinë Jakup Krasniqit/ Avokati i tij zbardh çfarë ndodhi: Pritet që të transferohet sot në Hagë

0
256

Pasi EULEX i rrethoi shtëpinë, politikani Jakup Krasniqi pritet të transferohet sot në Hagë. Kjo deklaratë erdhi nga avokati i tij mbrojtës, Valon Hasani.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje…Aktakuza e cila është konfirmuar, tani duhet të transferohet në Hagë, besoj se do të bëhet gjatë ditës së sotme”, u shpreh ai, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë që EULEX është ende në banesën e Jakup Krasniqit .

Sakaq Prokuroria  Speciale ka konfirmuar se aktualisht po zhvillohen disa operacione në Prishtinë, me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here