Google search engine
Home Sport Komplikohet grupi B, Reali fiton dhe del nga kriza, Interi rrezikon eliminimin...

Komplikohet grupi B, Reali fiton dhe del nga kriza, Interi rrezikon eliminimin në Champions

0
319

“Los Blancos” fituan 3-2 përballë, por situatën e komplikoi fitorja e thellë 6-0 e Borusia Munshengladbah ndaj Shakhtar Donetskut. Bajerni e Liverpuli s’ndalen

Reali i Madridit u përball mbrëmë me Interin, në grupin B të UEFA Champions League. Takimi u luajt në Madrid dhe shfaqi një baraspeshë në shumë tregues, sidomos gjatë pjesës së parë. Rastet nuk munguan dhe golat gjithashtu. Reali i Zidanit dëshmi se ruan staturë “mbretërore” edhe në ditët e tij të këqija, kurse Interi i Kontes luajti më i kujdesur në fazën ofensive, duke zgjedhur kundërsulmin si mjet më efikas për objektivin e tij. Pas një mori rastesh të shpërdoruara nga të dy ekipet, do të mjaftonte një gabim gjatë kthimit të topit nga interistët, në minutën e 25-të, ku do të përfitonte Karim Benzema, i cili shfaqet përballë portierit Handanoviç dhe pasi e shmang e dërgon topin në rrjetë. Realizimi i golit i jep motivim Realit të avancojë përpara, kurse Interi humbi lidhjen e reparteve, duke ia dorëzuar mesfushën skuadrës “Los Blancos”. Kjo solli epërsinë e Realit në fazën ofensive, gjë që u shpërblyer me golin e dytë të shënuar nga Ramos me kokë, pas një goditje këndi, në minutën e 33-të. Gjithsesi, një mori kombinimesh të sakta nxjerrin në pozicion ballor Lautaro Martinezin, i cili nuk fal me goditjen e tij në hyrje të zonës, duke shënuar për zikaltrit. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për madrilenët. Në pjesën e dytë vijoi e njëjta “melodi”, por me Interin më kërkues, ku Perisiç barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 68-të. Por Viniciues do të kthente epërsinë e Realit në minutën e 80-të. Po në grupin B, Borusia Munshengladbah fiksoi një rezultat tenistik në transfertë përballë Shakhtar Donetskut, ku fitoi 0-6 dhe kapi kreun e renditjes me 5 pikë, duke e komplikuar së tepërmi pozitën e Realit dhe të Interit në këtë grup si ekipe favorite. Në grupin A, Bajerni i Mynihut arriti të fitojë e ndoshta dhe të kualifikohet më tej, pasi mposhti në transfertë 6-2 Salzburgun dhe ndodhet në krye të renditjes me 9 pikë. Kurse Atletiko e Madridit barazoi 1-1 ndaj Lokomotivës së Moskës dhe mbetet në vend të dytë me 4 pikë. Në grupin C, Mançester Siti dhe Porto hodhën një hap përpara drejt kualifikimit pas fitoreve të tyre në grup respektivisht përballë Olimpiakosit dhe Marsejës me të njëjtin rezultat (3-0). Në grupin D, Liverpuli vijon të marshojë drejt kualifikimit, pas suksesit të mbrëmshëm ndaj Atalantës (5-0), kurse Ajaksi fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Mitdjaelland.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here