“Fryma pezull”/ Ndërpritet numërimi në 4 shtete, zbardhen detajet e fundit dhe problemi i ndodhur

0
292

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”. Sipas mediave amerikane Biden kryeson rezultatin me 238 vota elektorale i cili ndiqet nga presidenti aktual Trump me 213.

Ora 13:17 Ndërpritet numërimi në 4 shtete

Deri në orën 16.00 të orës lokale në East Coast në SHBA, apo me orën 20:00 me orën tonë lokale nuk pritet të nisë numërimi i cili është ndaluar në disa shtete si Georgia, Michigan, apo North Carolina.

Përveç shtyrjes së sotme të numërimit të votave, një problem i ri po shfaqet. Një numër i madh votash mbërritën me postë për shkak të frikës së qytetarëve nga koronavirusi, kështu që numërimi mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe nëse ka kundërshtime për ligjshmërinë e këtij procesi, rezultatet zyrtare mund të zgjasin disa javë.

Pasiguria shtesë reflektohet në faktin se të katër shtetet në të cilat u ndërpre votimi, rezultati politik i republikanëve dhe demokratëve është tradicionalisht i afërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here