Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Donald Trump, teksa ka rrëfuer se ka një afeksion të veçantë për diplomatin amerikan Richard Grenell.
Ajo është shprehur se është zyrtarisht e dashuruar me Grenell dhe se ai është një “rockstar”.
“E dua, jam zyrtarisht në dashuri me të. Është një rockstar, është një fat i gjithë shqiptarëve. Jam vajzë me fat që e kam takuar. E adhuroj.”
Po ashtu, duke folur për presidencialet, Bleona tha se e ka ditur gjithmonë që këto zgjedhje i fiton Donald Trump.
“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë,” u shpreh ajo.


































