Google search engine
Home Bota Zbardhen të tjera detaje të rënda/ Pas Kujtim Fejzullahut, një tjetër i...

Zbardhen të tjera detaje të rënda/ Pas Kujtim Fejzullahut, një tjetër i ri me prejardhje nga Kosova në mesin e të dyshuarve për sulmin në Vjenë

0
319

Pas natës së terrorit që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, autoritetet austriake kanë deklaruar se numri i personave që kanë vdekur deri më tani është pesë.

Sipas mediave të huaja, përpos të dyshuarit 20 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut dhe i cili u qëllua për vdekje mbrëmë, janë edhe disa të dyshuar të tjerë, një prej tyre me prejardhje nga Kosova.

I njëjti ka lindur në Austri por thuhet te ketë pasur prejardhje nga Kosova dhe kishte të kaluar kriminale.

Në mes të korrikut, 20 vjeçari Kujtim Fejzullahu nga Maqedonia e Veriut kishte udhëtuar bashkë me të dyshuarin tjetër me prejardhje nga Kosova për në Sllovaki për të marrë municion dhe armë të llojit AK-47.

Makina në fjalë i përkiste nënës së të dyshuarit me prejardhje kosovare, e gjithë këta ishin të njohur në skenën radikale për muaj, madje edhe vite të tera.

Gjatë sulmit, 20 vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut thuhet të ketë ecur nëpër qytetin e Vjenës gjatë tërë kohës i armatosur me AK-47, një pistoletë dhe një hanxhar.

I riu u qëllua më pas për vdekje nga policia.

Me mbështetjen e njësive policore, kanë filluare edhe kontrollet nëpër apartamente të ndryshme.

Të dyshuarit janë në mes moshës 16 dhe 25 vjeç, të lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, Çeçeni e vende të tjera.

Të rinjtë jetojnë në Vejnë dhe sipas raportimeve të deritanishme, të gjithë kanë lindur në Austri, por kanë rrënjë të huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here