Policia e Tiranës ka arrestuar bashkëshortët Zamir dhe Bukurije Kalej pasi kërkoheshin nga policia e Shkodrës. Të dy janë dënuar secili me nga 5 vjet burg për veprën penale mashtrim me pasoja të rënda.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Shkodër. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e policisë.






































