Google search engine
Home Bota Sulmi në Vjenë/ Gazetari austriak: Autori është me origjinë shqiptare

Sulmi në Vjenë/ Gazetari austriak: Autori është me origjinë shqiptare

0
302

Gazetari austriak Florian Kenk bën të ditur se autori i sulmit terrorist në Vjenë është me origjinë shqiptare.

Përmes postimeve në Twitter ai bën të ditur se 20-vjeçari i lindur dhe rritur në Vjenë është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Tani kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin. Ai ishte në radarin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë”, shkruan Kenk.

Nga sulmi në Vjenë mbetën të vdekur tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here