Drejtori i Përgjitjhëshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në disa prej drejtorive të Policisë në qarqe.
Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.
Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.
Edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.






































