Google search engine
Home Lifestyle Ndodh edhe kjo!/ Stafi i barit më të famshëm në Berlin bën...

Ndodh edhe kjo!/ Stafi i barit më të famshëm në Berlin bën veprimin e papritur ndaj Angela Merkel

0
296

Një ndër baret më të famshme në Berlin, “Standige Vertretung”, i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, Ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve të shërbimit e cila ka hyrë në fuqi në shtetin gjerman.

Pronarët e lokalit, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger raportuan këtë përmes një video mesazhi të publikuar në Facebook. Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Pronarët e restoranteve të tjerë janë gjithashtu të indinjuar nga futja e karantinës në Gjermani, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike. Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë tre për qind.

“Disa nga këta politikanë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, thanë ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here