Në qershor Klea Huta dhe Elgit Doda u bekuan me një djalë të cilit i vunë emrin Krid. Ende nuk e kemi parë portretin e plotë të vogëlushit dhe pse është ndër bebat më të komentuar të shoëbiz-it.
Mami Klea dhe babi Elgiti nuk i kursejnë momentet e ëmbla me të voglin në rrjete sociale, siç është edhe fotoja e fundit familjare e publikuar nga Klea.
Ajo ka fotografuar duart e tyre të bashkuara, mbi të cilat qëndron dora e vogël e Kridit, ndërsa krahas postimit shkruan “Ohana”, që do të thotë “Familje”.
Shumë shpejt, Klea do të rikthehet në ekran me një emision të titulluar “Këngë moj”, ku do të jetë një skuadër fantastike me emrat më të njohur të muzikës shqiptare.










































