Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reagimi i Blendi Klosit
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”






































