Diego Maradona festoi para pak ditëve 60-vjetorin, teksa mori urime të shumta. Por, një e papritur i ka ndodhur së fundmi, pasi legjenda argjentinase ka përfunduar në spital. Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për një emergjencë, teksa ish-sulmuesi ka shkuar vetë në spital si një shqetësim për shkak të gjendjes së ditëve të fundit.
Megjithatë, ka menduar mjeku i Maradonës për të qetësuar të gjithë të interesuarit duke theksuar se bëhet fjalë për një kontroll rutinë, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për diçka më shumë psikologjike që pasqyrohet edhe te ana fizike më pas.
Mjeku përjashtoi mundësinë e një infektimi me COVID-19, duke thënë se e sheh Diegon si një pacient që kërkon të përmirësohet.






































