Google search engine
Home Politike Kryemadhi del kundër Bashës/ Befason të gjithë me deklaratën e saj për...

Kryemadhi del kundër Bashës/ Befason të gjithë me deklaratën e saj për Jozefina Topallin

0
340

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sërish kundër kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me krijimin e partisë së re nga Jozefina Topalli.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi i uroi edhe një herë suksese Topallit duke thënë se kështu po i shtohet edhe një gra më shumë.

Ndër të tjera Kryemadhi është shprehur se objekti është i njëjtë, pasi çdo parti është kundër Ramës dhe mund të jetë koalicion.

“E para ajo që dua të theksoj është se nuk kam pasur Kontakte me Topallin, por kjo nuk më ndalon që t’i uroj suksese, duke thënë se në këtë pozicion shtohet edhe një grua. Unë jam kryetare e LSI dhe përgjegjësia ime është për LSI dhe nuk është për partitë e reja por si pjesë e opozitës së bashkuar jam e bindur se çdo individ që është kundër Edi Ramës nuk ka asnjë arsye për të mos qenë pjesë e koalicionit opozitar,” tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here