Google search engine
Home Lifestyle Fqinjët lajmëruan të tmerruar policinë pasi dëgjuan britmat e një femre/ Arrestohet...

Fqinjët lajmëruan të tmerruar policinë pasi dëgjuan britmat e një femre/ Arrestohet ish-futbollisti i Manchester United

0
301

Trajneri aktual i Uellsit, Ryan Giggs ka rënë në prangat e policisë. Dyshohet se ai ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

Ish-lojtari i Manchester United u dërgua në stacionin e policisë dhe iu nënshtrua disa orë pyetje përpara se të lirohej me kusht në Pendleton. Denoncimi erdhi përmes fqinjëve, të cilët lajmëruan policinë për shkak të zhurmave që vinin nga shtëpia.

 “Një grua rreth të tridhjetave pësoi dëmtime të lehta, por nuk kishte nevojë për trajtim. Një 46-vjeçar u arrestua me akuzat e sulmit”, tha një zëdhënës i policisë në Manchester në lidhje me mosmarrëveshjen.

Federata Uellsiane e Futbollit ka anuluar konferencën për shtyp të planifikuar për sot pasi ka njoftuar se ka ndodhur një aksident duke përfshirë trajnerin Ryan Giggs.

Giggs, ish-mesfushori i Manchester United dhe trajner i Uellsit që nga janari 2018, duhej të merrte pjesë në takimin e mediave për të njoftuar skuadrën e Uellsit përpara ndeshjes miqësore kundër Shteteve të Bashkuara në 12 nëntor dhe ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kombeve kundër Irlandës dhe Finlandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here