Një ngjarje terroriste tronditi mbrëmjen e kaluar Austrinë, ditën e sotme është bërë publike fotoja e një prej të dyshuarve si agresori kryesor në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Austri.
Sipas medias ‘Krone.at’ agresori është pjesë e ISIS.Pak përpara sulmit, ai i shpalli besnikëri liderit të ri të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Quraishi. Sulmin ai e kishte paralajmëruar në Instagram, ndërkohë që tashmë llogaria e tij është mbyllur.







































