Google search engine
Home Bota Ana tjetër e natës së përgjakshme/Dy të rinj rrezikuan jetën e tyre...

Ana tjetër e natës së përgjakshme/Dy të rinj rrezikuan jetën e tyre duke shpëtuar të tjerët

0
334

Banorët e Vjenës në orët e vona të së hënës janë tmerruar nga një sulm terrorist.Deri tani siç kanë konfirmuar autoritetet austriake nga ky sulm kanë vdekur 4 qytetarë të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu është eliminuar edhe njëri nga sulmuesit i cili ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Në gjithë atë tmerr, dy persona, Recep Gultekin dhe Mikain Ozen, kishin rrezikuar jetët e tyre derisa kishin ndihmuar një grua dhe një oficer policie të plagosur për t’u larguar nga vendi i tmerrit, shkruan Blick.ch.

Tashmë të dy janë duke u konsideruar si heronj në kryeqytetin austriak.Gultekin pasi kishte shpëtuar policin, kishte rrëfyer të gjithë ngjarjen në një video te publikuar një rrjete sociale.

“Djema, jam mirë, mos u shqetësoni. Jemi të sigurt tani”, citohet t’i ketë thënë polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here