Google search engine
Home Bota Të shtëna me armë zjarri në qendër të Vjenës/ 3 të vdekur...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Vjenës/ 3 të vdekur disa të plagosur

0
275

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një sinagogë (objekt kulti) në kryeqytetin austriak, Vienë.

Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.

Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here