Google search engine
Home Politike Pas prezantimit të nismës ‘Lëvizja për Ndryshim’/Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli bën lëvizjen...

Pas prezantimit të nismës ‘Lëvizja për Ndryshim’/Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli bën lëvizjen e fundit

0
261

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli pasi u fut në fushëbeteje ka nisur punën për mbledhjen e firmave për ta kthyer Lëvizjen për Ndryshim në parti politike.

‘Ndryshimet nuk vijnë nga shtëpia dhe garat nuk fitohen pa hyrë në fushe beteje”, shprehet ne një interviste për TCh, Topalli.

“Ka grupe që po punojnë për të mbledhur firmat, për të kryer procedurat për legalizimin e kësaj lëvizje. Në një terren ku 40 përqind e shqiptareve jetojmë me pak se 5 dollarë, ku qeveria është e zhytur ne skandale dhe opozita është e pabesueshme ka nevoje per një termet ne skenën politike shqiptare”.

Ish numri dy i Partisë Demokratike rrëfen se nuk do e kishte dashur kurrë krijimin e një lëvizje të re.

“Arsyeja kryesore është se ekziston një përçarës që nuk rri të bashkojë gjithë këto forca politike sëbashku. S’ka qenë dëshira ime kjo, kam shpresuar që brenda forcave politike te niste një reforme e brendshme nuk ka ndodhur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here