Dy infermiere kanë rezultuar me koronavirus në qendrën shëndetësore nr.1 në qytetin e Beratit, çka ka sjellë dhe mbylljen e institucionit.
Bëhet fjalë për poliklinikën në lagjen “Donika Kastrioti” të qytetit ku mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe nuk dihet ende se nga janë infektuar.
Ato ishin në shërbim në të njëjtin turn dhe mendohet se mund të jenë infektuar në punë,nga ndonjë pacient që mund të ketë qënë i infektuar por asimtomatik dhe që ka ardhur në këtë qendër për të kryer injeksione apo ndonjë shërbim tjetër.
Pas këtyre infektimeve të reja brenda kësaj qendre, i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit.