Google search engine
Home Bota Rajoni Koronavirusi, mbyllet qyteti i Selanikut në Greqi

Koronavirusi, mbyllet qyteti i Selanikut në Greqi

0
328

Qyteti i Selanikut, ndër më të mëdhenjtë në Greqi do të mbyllet totalisht për shkak të koroanvirusit.

Kufizimet do të nisin që të martën dhe do të qëndrojnë për 14 ditë. Dalja nga shtëpia do të lejohet me një autorizim me sms për arsye sigurie.

Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Të dy zonat futen në “zonën gri”, veçmas nga zonat e mbikëqyrjes dhe alarmit.

Në dy njësitë rajonale, përveç hotelierisë dhe shitjes me pakicë, vetëm shkollat dhe marketet, pikat e karburantit dhe farmacitë do të jenë të hapura.

Mësohet se nuk do të ketë fluturime të brendshme apo ndërkombëtare nga aeroporti “Maqedonia”. Ndërsa shkollat e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të hapura me masat mbrojtëse që janë në fuqi prej fillimit të vitit shkollor.

Vendi është ndarë tashmë në tre zona: Zona e mbikëqyrjes, e cila përfshin të gjitha prefekturat që janë ende në “jeshile” dhe “të verdhë”, zona me rrezik të rritur, e cila përfshin zonat e vendosura në “” të kuqe ” dhe “portokalli”, dmth e gjithë Greqia Veriore dhe Atika, dhe zonat”gri”, ku vendoset karantina lokale.

Gjithashtu është shënuar se nga nesër në mëngjes , Magnezia kalon nga zona e mbikëqyrjes, në zonën me rrezik të rritur, pra në “të kuqen”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here