Korrupsioni në sistemin e drejtësisë vijon të jetë ende në nivele të larta. Edhe pse procesi i vetingut ka lënë jashtë sistemit mbi 120 emra, ata që janë në punë nuk u ndahen aferave. Treguesi më i qartë për këtë janë ankesat pranë Inspektorit të Larë të Drejtësisë. Artur Metani ka shpallur për konsultim planin strategjik të veprimit 2020-2023, ku jepen statistika mbi punë aktuale. Gjatë 9 muajve të fundit ka pasur plot 1.600 ankesa për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për periudhën shkurt-tetor 2020, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, janë depozituar: 757 ankesa të marra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si ankesa të mbartura; 85 ankesa të depozituara nga institucione të tjera ( KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti i Republikës, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjykata, bashki etj); 5 ankesa nga organizata; 630 ankesa nga qytetarët. Në zbatim të kësaj dispozite, për periudhën shkurt-tetor 2020, janë kryer: 630 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga qytetarët; 185 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga institucione të tjera; 5 konfirmime mbi ankesat e ardhura nga organizatat. Duke qenë se ka shumë ankesa dhe prej gati 5 vitesh kanë munguar inspektimet në sistemin e drejtësisë, ILDK ka hartuar një strategji të qartë veprimi. Në strategji parashikohet: Rishikimit i rregullt i sistemit të drejtësisë, duke përfshirë analizën e hendeqeve dhe identifikimin e fushave që kanë nevojë për përmirësime; Zbatimi i legjislacionit krahas masave që do të rrisin pavarësinë, efikasitetin, integritetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit në të gjitha nivelet e sistemit; Mekanizma më të fortë të kontrollit brenda sistemit gjyqësor të lidhura me statusin dhe aftësitë profesionale të inspektorëve dhe metodat e verifikimit; Përmirësimi i llogaridhënies së institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas standardeve europiane, etj.
Inspektimet
Për sa i përket përmirësimit të efikasitetit, kontrollit, inspektimit dhe përdorimit sistematik tëanalizave të riskut janë parashikuar një sërë masash, të cilat pasqyrojnë zbatimin e një plani tëpërgjithshëm, organizativ, strukturor, infrastrukturor apo metodave të punës mbi mënyrën eushtrimit të kompetencave funksionale të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të cilat kanëtë bëjnë me verifikimin, hetimin apo zhvillimin e inspektimeve tematike apo institucionale. “Kjoështë planifikuar të zhvillohet nëpërmjet një qasje parandaluese, ndërgjegjësuese, mbikëqyrëse,apo ndëshkuese. Në të njëjtën kohë është synuar ngritja dhe rritja e kapaciteteve të strukturës sëauditit të brendshëm, e cila do të garantojë efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm nëinstitucion. Gjithashtu në kuadër të forcimit të integritetit të stafit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, janë parashikuar një sërë masash të cilat kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve tëstafit për sistemin e testimit të integritetit, zbatimin e procedurave të testimit të integritetit nëmënyrë të vazhdueshme, si dhe përfshirja e pyetjeve që lidhen me integritetin në testimet përrekrutimin e administratës apo përfshirja e këtyre kritereve për pozicionet e punës”, thuhet në strategji. Sipas strategjisë, një aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe fuqizimi i strukturave të administratës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj publikut, si dhe zhvillimi i një infrastrukture TIK të aftë për të mbështetur veprimtaritë e përditshme të administratës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.






































