Google search engine
Home Politike Drejtesi “Azemi ka përdorur celularin e saj para vrasjes”/ Dosja “Hajdari” fut në...

“Azemi ka përdorur celularin e saj para vrasjes”/ Dosja “Hajdari” fut në panik Berishën, zbardhet vendimi që mori ditën e sotme gjykata

0
414

Seanca për Izet Haxhinë që ishte planifikuar për ditën e sotme është shtyrë sërisht për të disatën herë.Shkak i shtyrjes është bërë mundesa e prokurorit Dritan Nushi, i cili nuk ka dhënë asnjë arsyes për mosprezencën e tij.

Ish-bodigardi i Sali Berishës, që akuzohet si personi që nxorri në pritë Azem Hajdarin dhe avokati i tij, Idajet Beqiri ishin sot në seancë e cila u shty për në datë 6 nëntor, ku do të vendoset se kush do të thirret dëshmitar në gjyq.

Mes personave që është kërkuar për dëshmitarë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë senacën e fundit avokati i Haxhisë kërkoi të thirren dëshmitarë edhe fatos Klosi dhe Majlinda Popoviç, celularit e së cilës Azem Hajdari ka përdorur para vrasjes.

Nga prokuroria dhe mbrojtja e Izet Haxhisë është kërkuar marrja në pyetje e 30 personave, të cilët pritet të hedhin dritë mbi vrasjen e bujshme të 12 shtatorit të vitit 1998.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here