Google search engine
Home Aktualitet Artan Hoxha thirret në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për video e...

Artan Hoxha thirret në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për video e kanabisit

0
321

Gazetari Artan Hoxha i ka dhënë një indicie autoriteteve lidhur me kultivimin e kanabisit në vendin tonë. Nisur nga postimet e bëra në rrjetet sociale, ku shfaqet në mes të bimëve të kanabisit në veri dhe jug të vendit, ai është thirrur ditën e sotme në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës pasi ka marrë një letër ku kërkohet të vihet në dispozicion të hetimit.

Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një video teksa ngjit shkallët e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, ku shkruan se tashmë jemi para faktit të kryer se kultivimi i kanabisit në vendin tonë është bërë një fenomen shqetësues. Gazetari shkruan se qeveria, opozita dhe presidenti kanë heshtur para një fakti të vënë në dispozicion prej tij, duke ironizuar se ka qenë denoncim pa porositës politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here