Google search engine
Home Bota “Ai ka bërë shumë gabime”, Donald Trump lëshon paralajmërimin e fortë për...

“Ai ka bërë shumë gabime”, Donald Trump lëshon paralajmërimin e fortë për imunologun Anthony Fauci

0
299

Presidenti amerikan Donald Trump me sa duket po planifikon që të shkarkojë nga detyra ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në vend, Dr Anthony Fauci-n.

Deklaratat, Trump i bëri gjatë një mitingu në mesnatë në Miami, Florida, më pak se 48 orë para zgjedhjeve presidenciale.

Ndërsa turmat në aeroportin Opa-Locka bërtisnin “Pusho Fauci-in”, Trump qëndroi aty për disa sekonda dhe i lejoji që të vijonin me brohoritjet, dhe më pas u shpreh: Mos i tregoni njeriu, por më lini të pres pak deri pas zgjedhjeve. E vlerësoj këshillën. E vlerësoj…Ai ka bërë shumë gabime. Por është burrë i mirë. Por ka qenë gabim për shumë gjëra.”

Nga ana tjetër, Fauci, në një intervistë për Uashington Post, tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozitë të mirë në frontin e luftës kundër Covid, sepse presidenti, sipas tij,  i drejtohet duke parë ekonominë.

Përkundrazi, sipas tij, kundërshtari Joe Biden po e shikon pandeminë nga këndvështrimi i duhur, nga ai “shëndetësor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here