Vetëvrasja e tretë, “Shefqet Ndroqi”/Dalin detaje të reja, ja çfarë dyshohet se e detyroi pacientin të hidhet nga dritarja

0
332

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Mësohet se 52 vjeçari nga Tropoja është hedhur nga dritarja e katit të katërt të këtij spitali, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese.

Mësohet se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike

Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.

Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.

Ky është rasti i tretë që një pacient i këtij spitali hidhet nga lartësia, duke gjetur vdekjen. Disa javë më parë, dy shtetas të tjerë të shtruar në Covid 2, pësuan të njëjtin fat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here