Google search engine
Home Ekonomi Pandemia e COVID/ Zv.ministri flet me shifra: 115-230 mijë shqiptarë po zhyten...

Pandemia e COVID/ Zv.ministri flet me shifra: 115-230 mijë shqiptarë po zhyten në varfëri

0
444

Banka Botërore thotë se varfëria në Shqipëri për shkak të pandemisë pritet të rritet me 5%. 

 Zëvendësministri i Mirëqenies Sociale, Albert Nikolla shpjegoi për ‘E-Zonë’ se kjo shifër (5 %) do të thotë se 115 mijë deri në 230 mijë individë do të zhyten në varfëri.

“Do të thotë që numri i personave të varfër mendohet të ketë një rritje nga 115 mijë deri në 230 mijë individë. Ose 28 mijë familje deri në 57 mijë familje, në rastin e pandemisë, siç ndodhi në tre muajt e izolimit. Këto shifra mund të rëndohen.”-tha Nikolla.

Mirëpo ai sqaroi se qeveria është e përgatitur për çdo skenar. Pjesë e përgatitjes, sipas tij, është edhe fond i rritur i ndihmës ekonomike 5-10 miliardë lekë të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here