Google search engine
Home Politike “Qen bir qeni e këlysh Blloku”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës

“Qen bir qeni e këlysh Blloku”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës

0
469

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot nga Kukësi akuzave të Presidentit Meta hedhur mbi figurën e tij. Meta me një gjuhë jo të hijshme për figurën e Presidentit iu drejtuar kryeministrit me shprehjen ‘qen bir qeni e këlysh i Bllokut’.

Rama i është kthyer ashpër Metës: “Shfaqen në ekrane si të dehur që shfaqen në derën e klubit dhe nuk kontrollojnë dot më zorrët e barkut”

Rama shprehet se në vitin 2017 i kanë dhënë opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.

“Ilir Meta, bashkë me Monikën. Çfarë do Ilir Meta? Ai s’po e thotë dot. Çfarë kërkon dot akoma nga Shqipëria dhe shqiptarët, që nuk rri dot rehat dhe nuk rri dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë, dhe kjo është dhe viza e Ilir Metës, fut në sherr dy, që të dalë i treti. E bënë shqiptarët kryeministër 30 vjeç, e bënë kryetar parlamenti 40 vjeç, e bënë dhe president 50 vjeç. Të gjithë kemi dhënë votën për të, por ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu siç nuk mund të gjenim dikë tjetër dhe donim t’ia linim presidentin opozitës. Unë e kisha shumë të qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe te çadra, që hidh gurin e fshih dorën. Fakti që Ilir meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, tha kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here