Google search engine
Home Politike Politikanë, biznesmenë e kriminelë që do japin llogari, Rama: Burgjet nuk do...

Politikanë, biznesmenë e kriminelë që do japin llogari, Rama: Burgjet nuk do të…

0
242

Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe politikanëve do të bëhet vetëm nga sistemi i pastruar i drejtësisë dha kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kukës.

Por garancia e vetme që kjo të ndodhë, nënvizoi shefi i qeverisë, është që PS të marrë mandatin e tretë.

Rama foli edhe për të ashtuquajturit peshq të mëdhenj, që sipas tij janë “ata që morën peng gjykatat e prokuroritë, korporata e atyre që nuk iu hyri gjemb në këmbë për vite, qe kontrollonin gjithçka e u shërbenin politikanëve për të mbyllur aferat e tyre dhe përditë vrisnin e prisnin duke u marre pronat njerëzve?”.

Pjesë nga fjala e tij:

“E kuptoni çfarë ndodh me drejtësinë? Unë e kuptoj shumë mirë kur thonë që s’ka drejtësi, më thonë mua fut në burg këtë e atë, ta kam dhënë votën ti futeshe në burg, a thua se në 2013, apo 2017 ishte 1945-.

Që drejtësia të fusi në burg, duhet të hyjnë në burg ata që e kanë penguar drejtësinë të fusi në burg, prokurorët e gjykatësit e korruptuar, ata që ka filluar ti pastrojë vetingu, bashkë me ata që s’janë pastruar akoma, e dinin që s’do i pastronte vetingu dhe vazhdonin bënin krime me atë çekiçin e gjykatësit, duhet të shkojnë ata në burg siç thotë KE dhe BE.

Që Shqipëria për të ardhur e të bëhet pjesë e kësaj familje duhet të fusë në burg gjykatës e prokurorë që kanë dalë nga vetingu se kanë pasuri të pajustifikueshme.

Sistemi i drejtësisë i pastruar, që nuk ja dinë për nder as PS as PD që janë aty, do merren pastaj me të gjithë edhe me politikanët edhe me biznesmenët edhe me të gjithë ata që vrasin e presin majtas djathtas qoftë me kollare qoftë me revole. Por kjo do kohën e vet, si u bëka një sistem drejtësie funksional për 3-4 vjet?

Mandati i tretë i yni është garancia që reforma në drejtësi e drejtësi do funksionojë që edhe politikanët e biznesmenët e të pasurit e kriminelët të gjithë pa dallim do japin llogari.

E nuk do rrinë në pritje burgjet që janë rindërtuar me paratë e BE, per te ashtuquajturit peshqit e mëdhenj. Po ku ka peshq më të mëdhenj se ata që morën peng gjykatat e prokurorite, korporata e atyre që nuk iu hyri gjemb në këmbë për vite, qe kontrollonin gjithcka e u shërbenin politikanëve për të mbyllur aferat e tyre dhe përditë vrisnin e prisnin duke u marre pronat njerezve?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here