Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje emrat e pronarëve të cilët marrin shpërblim për pronat e prekura nga ndërtimet informale. Pavarësisht problematikave të shumta që ka hasur ky institucion si pasojë e mbylljes së zyrave për shkak të koronavirusit si dhe pakënaqësive të shumta nga qytetarët, ka vendosur të vijojë punën sipas programit të përcaktuar në fillim të vitit. Kështu ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ATP bëri me dije se, janë shqyrtuar kërkesat për 107 pronarë, të cilët përfitojnë nga fondi për kompensim të pronave që preken nga ndërtimet informale. Sipas këtij njoftimi, pronarët përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë 70% të vlerës në total, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për këtë zë. “ATP publikon njoftimin për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 30.10.2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 107 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, thuhet në njoftim. Sakaq ATP bën me dije se shuma që do të shpërndahet në total për të pesta këstet dhe për të 107 përfituesit i kap vlerat e 150 milionë lekëve dhe do të kalojë menjëherë në llogarinë e tyre bankare. “Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 107 kërkesa, është në vlerën: 115, 015, 330,51 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, theksohet në njoftim.
Shqyrtimi i kërkesave
Sakaq ATP bën të ditur se janë shqyrtuar më shumë kërkesa nga të cilat 107 prej tyre rezultuan në përputhje të plotë me ligjin. Sipas ATP kërkesat janë shqyrtuar me kujdes nga personeli i çdo zyre të ATP. “Për 107 kërkesat e mësipërme, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim. Gjithashtu Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24/09/2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. “Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 2 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar. Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 2 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 15.886.482,60 lekë”, thuhet në njoftim.
Ja lista me pronarët që përfitojnë nga fondi i kompensimit
1. Sami Hoxha, Tiranë
2. Ahmet Kruja, Tiranë
3. Xhemal Kruja, Tiranë
4. Bashkim Kruja, Tiranë
5. Aurela Mjeshtri, Tiranë
6. Eda Mahmuti, Vlorë
7. Bujar Kreshpa, Tiranë
8. Felatun Karaiskaj, Elbasan
9. Osman Abazi, Tiranë
10. Reshit Abazi, Tiranë
11. Musa Abazi, Tiranë
12. Hariz Abazi, Tiranë
13. Enver Abazi, Tiranë
14. Mediha Shima, Tiranë
15. Hasan Derja, Tiranë
16. Hamdi Bakalli, Tiranë
17. Kujtim Bakalli, Tiranë
18. Veli Abazi, Tiranë
19. Meriban Bakalli, Tiranë
20. Sherife Hoxha, Tiranë
21. Razie Raufi, Tiranë
22. Yllka Gjergji, Tiranë
23. Dorina Ferazoviçi, Tiranë
24. Edlir Mumajesi, Tiranë
25. Ferdinand Strugu, Elbasan
26. Sanije Bakalli, Elbasan
27. Lumnije Geca, Tiranë
28. Fjoralba Sorra, Vlorë
29. Sami Hyka, Tiranë
30. Piro Kokalari, Vlorë
31. Zamira Vyshka, Elbasan
32. Edlir Mumajesi, Tiranë
33. Lorenc Hastopalli, Elbasan
34. Zamira Vyshka, Elbasan
35. Kumeri Balla, Tiranë
36. Fahrie Hasanaj, Tiranë
37. Elona Mema, Tiranë
38. Hysen Saraçi, Tiranë
39. Ingrit Demneri, Tiranë
40. Suela Demneri, Tiranë
41. Ismete Hyka, Tiranë
42. Bardhyl Berberi, Tiranë
43. Fatmir Murthi, Tiranë
44. Edlir Mumajesi, Tiranë
45. Myrteza Gjashta, Tiranë
46. Vera Koçi, Tiranë
47. Sami Hyka, Tiranë
48. Sami Hyka, Tiranë
49. Sami Hyka, Tiranë
50. Sami Hyka, Tiranë
51. Sami Hyka, Tiranë
52. Isuf Skilja, Elbasan
53. Hasan Derja, Tiranë
54. Musa Abazi, Tiranë
55. Hasan Derja, Tiranë
56. Musa Abazi, Tiranë
57. Rezart Kthupi, Tiranë
58. Spartan Kashuta, Tiranë
59. Rezart Kthupi, Tiranë
60. Refik Abazi, Tiranë
61. Hatixhe Balla, Tiranë
62. Hariz Abazi, Tiranë
63. Enver Abazi, Tiranë
64. Razie Raufi, Elbasan
65. Sherife Hoxha, Tiranë
66. Reshit Abazi, Tiranë
67. Sami Hyka, Tiranë
68. Kujtim Bakalli, Tiranë
69. Refik Abazi, Tiranë
70. Hatixhe Balla, Tiranë
71. Hariz Abazi, Tiranë
72. Enver Abazi, Tiranë
73. Razie Raufi, Tiranë
74. Sherife Hoxha, Tiranë
75. Reshit Abazi, Tiranë
76. Kujtim Bakalli, Tiranë
77. Osman Abazi, Tiranë
78. Shefki Njuma, Tiranë
79. Osman Abazi, Tiranë
80. Veli Abazi, Tiranë
81. Veli Abazi, Tiranë
82. Mediha Shima, Tiranë
83. Indrit Banka, Tiranë
84. Erjon Bilali, Tiranë
85. Bujar Kreshpa, Tiranë
86. Mediha Shima, Tiranë
87. Erjon Bilali, Tiranë
88. Indrit Banka, Tiranë
89. Indrit Banka, Tiranë
90. Aida Gashi, Elbasan
91. Lorenc Hastopalli, Elbasan
92. Aida Gashi, Elbasan
93. Kumeri Balla, Tiranë
94. Meriban Bakalli, Tiranë
95. Kumeri Balla, Tiranë
96. Meriban Bakalli, Tiranë
97. Hamdi Bakalli, Tiranë
98. Sami Hyka, Tiranë
99. Lorenc Hastopalli, Elbasan
100. Hamdi Bakalli, Tiranë
101. Neritan Bablusha, Elbasan
102. Lorenc Hastopalli, Elbasan
103. Besim Sauku, Tiranë
104. Lorenc Hastopalli, Elbasan
105. Refat Kreka, Tiranë
106. Shefki Njuma, Tiranë
107. Sami Hyka, Tiranë








































