Aktorja e njohur shqiptare zbulon për herë të parë lidhjen me futbollistin afrikan

0
326

Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi, ka deklaruar se është në një lidhje me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë.Në një intervistë për “Prive” aktorja rrëfeu sesi ka lindur historia e tyre e dashurisë.

“Unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara nuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë”, tha aktorja.

Ndërkohë futbollisti tregoi: “Për herë të parë e pashë në Dar, vura re se ka një zemër të mirë dhe të madhe. Është shumë e sjellshme, pastaj herën e parë që dolëm për darkë folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time dhe për gjithçka. Për planet dhe synimet tona dhe pastaj më “zuri”. Kjo përshtypje dhe mbeti në mendjen time gjatë gjithë kohës.”

Aktorja e njohur shqiptare zbulon për herë të parë lidhjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here