Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur. Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.
Kërkimet vijojnë në 17 godina të dëmtuara në Izmir.
Tërmeti i magnitudës 6.6 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi. Tërmeti u shoqërua edhe me shumë paslëkundje, duke hapur panik te qytetarët.
Dhjetra godina janë shembur, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar nën rrënoja.











































