Google search engine
Home Bota Rajoni Forca e çliruar e njëjtë me 35 bomba bërthamore/ Profesori i Sizmiologjisë...

Forca e çliruar e njëjtë me 35 bomba bërthamore/ Profesori i Sizmiologjisë tregon sa ballë ishte tërmeti i sotëm në Izmir

0
343

Tërmeti që tronditi gjatë mesditës zonën detare përballë Izmirit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz në qytetin bregdetar turk.

Sizmiologët raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter dhe me forcë 9 ballë.

  • Siç bën me dije Haberler.com Profesori i Sizmiologjisë Ahmet Ercan, forca e çliruar nga tërmeti ishte kolosale, e njëjtë me atë të shpërthimit të 35 bombave bërthamore, raporton abcnews.al.

Deri më tani, në Izmir raportohen 6 të vdekur dhe më shumë se 250 të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e qytetarëve të mbetur nën rrënoja.


Ndërkohë, sëfundmi në Greqi janë zbuluar trupat e dy të rinjve, 15 dhe 17 vjeç, të cilët ishin zënë poshtë nga një mur në Samos që u rrëzua gjatë tërmetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here