Teksa ishte duke diskutuar me gazetarët t rreth një tenderi 5 milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë ai është pronar, ministri i Ekonomisë në Kosovë, është larguar nga emisioni televiziv në RTV Dukagjini.
“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flas vetëm për çështjen e tenderit”, – ka thënë ai dhe është larguar.
Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij si ministër nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.
“Unë u mundova të sqaroj. Nëse Agjencioni Kundër Korrupsionit vërteton se në tenderin 5 milonësh ka konflikt interesi unë duhet më shqyrtu pozitën e të qenurit ministër. Tash po flas shumë seriozisht. Jeni bashkë me mu këtu, dhe ata që më njohin e dijnë që ndikimet e mia politike në çështjen e tenderimit janë zero. Së paku jam mundu me sqaru. Ata që nuk më njohin kanë me m’njoftë në këtë proces. E para faleminderit që ma mundësuat të sqarohem sepse kam pasë nevojë vërtetë më sqaru këtë çështje”, u shpreh ministri e më pas u largua nga studio e emisionit.












































