“Ajo tha, PO”/ Moderatorja e njohur shqiptare merr propozimin romantik për martesë nga partneri i saj

0
337

Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe që çdo emocion të bukur të jetës së tyre e kanë ndarë me fansat e tyre të shumtë.

Bëhet fjalë për moderatoren Fatma Methasani dhe partnerin e saj Alfio Rrotani. Dita e djeshme ka qenë mjaft emocionuese për moderatoren. Në ditëlindjen e saj të 26-të, Fatma ka marrë një propozim përrallor për martesë nga partneri i saj.

Në këtë ditë të veçantë për Fatmën u organizua një festë që mblodhi miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt.  Alfio u ul në gjunjë dhe me unazën në dorë i propozoi Fatmës.

“Ajo tha Po”, shkruan Alfio krah fotove të postuara në Instagram, ku çifti ka marrë urime të shumta

Si në përralla/ "Ajo tha, PO", moderatorja e njohur

Alfio dhe Fatma janë bashkë prej disa vitesh dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Ata janë edhe prindër të një djali me emrin Noah, që ja ka zbukuruar më shumë ditët dhe i ka sjellë shumë dashuri.

Si në përralla/ "Ajo tha, PO", moderatorja e njohur
Si në përralla/ "Ajo tha, PO", moderatorja e njohur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here