Google search engine
Home Lifestyle Tragjike! Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës. E...

Tragjike! Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës. E kishin…

0
259

Brian Trotter, reperi i njohur nga të gjithë si “Kent Vvon’t Stop” është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

Pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.

Ky i fundit është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Sipas autopsisë, Trotter u qëllua për vdekje disa herë. Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës. Po ashtu dhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes.

Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here