Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë pak ditë më parë, teksa solli në jetë djalin që e ka pagëzuar me emrin Dielli, nga lidhja e saj me partnerin Eduart Grishaj.
Tashmë ajo është një mama me kohë të plotë dhe rutina e përditshmërisë pa dyshim që ka ndryshuar. Këtë e rrëfen më së miri Arbana në rrjetet sociale.
“Kisha dy muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vite që ta lexoj. Sot lexova një faqe. Po ecim mirë”, shkroi moderatorja krahas fotos së librit.
Dielli është djali i dytë i Arbanës, pas Jonit (nga martesa e saj e parë), dhe fëmija i parë për Eduartin.

































