“Nuk ke asnjë kompetencë të fusësh hundët…”, Rama i përgjigjet letrës së Metës

0
260

Menjëherë pasi kreu i shtetit Ilir Meta bëri të ditur shkresën që i kishte dërguar për informacion ministres së Shëndetësise ka reaguar ashpër në Tëitter kryeministri Edi Rama.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!” shkruan Rama.

Ai vijon më tej duke thënë se janë ekspertët ata që vendosin dhe se MSH meriton përkrahje.

“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, vijon Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here