Hasi vlerëson Taren: E kam si vëlla, ai merrej me organizimin e kombëtares

0
317

Besnik Hasi është një nga ato emra që ka lënë gjurmë me kombëtaren shqiptare, ndërsa tashmë vazhdon karrierën si trajner teksa është në drejtimin e skuadrës së Al-Raed në Arabinë Saudite. Së fundmi në një intervistë për belgët e “Nieuësblad”, ka folur për Igli Taren. Hasi thekson se Taren e ka si vëlla, ndërsa për të ai ishte si Vinsent Kompani i kombëtares.

“Në momentin që i kam sugjeruar të merrte Lukas Biljan te Lacio, Igli Tare është bërë ndjekës i rregullt i futbollit belg. Kur Bilja luante me Anderlehtin e kam telefonuar. Ai nuk ishte i dhënë pas futbollit belg, por e binda që të ndiqte një ndeshje mes Anderlehtit dhe Klub Bryzhit.

I thashë se vë duar në zjarr për Biljan. Atë kohë, ai donte të luante në Botëror me Argjentinën. Taren e kam si vëlla. Kur luante me Shqipërinë ishte Vinsent Kompani i kombëtares sonë. Ai merrej dhe me organizimin e kombëtares”, ishin fjalët e Hasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here