Ambasada holandeze në Tiranë ka dhënë detaje për vendimin e Holandës për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se vlerësimin e paketës së zgjerimit do ia dërgojë parlamentit më 3 Nëntor.
Reagimi i plotë i Ambasadës Holandeze:
Ne javet e fundit, shume nga mediat shqiptare kane publikuar lajme ne lidhje me diskutimet ne Parlamentin hollandez mbi zgjerimin e BE-se. Ju lutem gjeni ketu me poshte nje informacion ne lidhje me proceset ne vijim.
Ne daten 6 Tetor, Komisioni Europian publikoi paketen vjetore te zgjerimit, pjese e se ciles eshte dhe raporti i progresit per Shqiperine 2020.
Qeveria hollandeze do t’i dergoje parlamentit nje vleresim te paketes se zgjerimit. Kjo do te ndiqet nga nje debat ne daten 3 Nentor, sipas procedurave parlamentare.
Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka derguar qeverise nje sere pyetjesh faktuale ne lidhje me paketen e zgjerimit te publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i pergjigjet edhe ketyre pyetjeve ne javen qe vijon.
Ne Bruksel, vendet anetare te BE-se jane duke diskutuar draft Kuadrin Negociator per Shqiperine. Nje here qe ky kuader do te jete dakortesuar, ai do te miratohet nga Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme.
Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme do te diskutoje paketen e zgjerimit ne takimin e saj te dates 10 Nentor, si dhe pritet qe te miratoje konkluzionet perkatese. Ne mars te ketij viti, Keshilli konkludoi se Konferenca e Pare Nderqeveritare (KPN) me Shqiperine mund te organizohet nje here qe Shqiperia ka bere progres te mjaftueshem mbi kushtet e vendosura nga Keshilli ne muajin Mars.
Ne daten 27 tetor, nje delegacion i parlamentit shqiptar do te kete nje takim online me komisionin parlamentar per Ceshtjet Europiane ne parlamentin hollandez. Ata do te diskutojne ne lidhje me ceshtjet e zgjerimit. Takime te tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.





































