Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Al Hol, Rama takon Abass në Beriut

0
258

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beirut të Libanit ku është takuar me gjeneralin Abass të cilin e ka falenderuar për ndihmën e dhënë për kthimin në atdhe të fëmijëve që ndodheshin në kampin Al Hol në Siri.

“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama në Facebook.

Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha do të kthehen në vendlindjen e tyre pas disa vitesh në kampin sirian me çadra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here